“Miqtë e Amerikës” me aktivitete për nder të inaugurimit të Trumpit

Aktuale

“Miqtë e Amerikës” me aktivitete për nder të inaugurimit të Trumpit

Më: 20 janar 2025 Në ora: 07:32
Flamuri i Kosovës dhe i ShBA-së.

Sot, Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, shoqata “Miqtë e Amerikës”, organizon disa aktivitete.

Te shtatorja e presidentit Bill Clinton, shoqata do të zëvendësojë flamurin dhe do të vendosin një flamur të ri të shoqëruar me një fjongo.

Po ashtu, në zyrën e shoqatës janë ftuar një numër i kufizuar personalitetesh për të ngritur dolli urimi për këtë rast të rëndësishëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat