Befason ish-ministri i Mbrojtjes: Enver Dugolli nuk merr vesh fare në ushtri

Aktuale

Befason ish-ministri i Mbrojtjes: Enver Dugolli nuk merr vesh fare në ushtri

Më: 20 janar 2025 Në ora: 07:42

Ish-ministri i Mbrojtjes, nga radhët e LDK-së, tani kandidat për deputet, Anton Quni, i ka reaguar Enver Dugollit i cili në legjislaturën e fundit ka qenë nënkryetari i Komisionit për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes i cili e dha kritika ndaj deklaratës së Qunit për fabrikën e municionit.

Quni ka thënë se Dugolli nuk merr vesh në ushtri dhe se nuk ka as një trajnim bazik.

Ai ka thënë se anëtari i VV-së nuk ka përvojë në këtë fushë për ta kundërshtuar ose akuzuar.

“Një njeri që nuk merr vesh fare në ushtri, nuk e ka të kryen as shërbimin ushtarak, as një trajnim bazik dhe me u marrë me gjëra aq strategjike dhe me vlerësua qëndrimet e ndonjë autoritetit që e ka një backrand të fuqishëm edhe në aspektin arsimor por edhe në betejat e fituara, por edhe si ish-ministër etj. Kjo është si më të vlerësuar një aucaider”, ka thënë Quni në emisionin “Këndi i Debatit”.

Kandidati për deputet nga LVV, Enver Dugolli ka thënë se deklarimi i Qunit për rishikimin e kontratës së fabrikës së municionit paraqet mungesë të vizionit.

“Qëndrimi i z. Quni nga LDK për rishikimin e kontratës për fabrikën e municioneve pasqyron një mungesë vizioni për vetëqëndrueshmërinë institucionale. Si ish-ministër, ai jo vetëm që shkurtoi mbi 6 milionë euro nga buxheti i FSK-së, por mbajti pezull një rregullore të pabuxhetuar nga ish-kryeministri, duke krijuar pritje të rreme tek pjesëtarët e FSK-së. Kjo shkaktoi padi të shumta ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Në dallim, qeveria jonë po punon pandalshëm për forcimin e FSK-së, me buxhetin më të lartë ndonjëherë dhe projekte strategjike si fabrika e municioneve, sepse siguria e Republikës mbetet prioriteti ynë i parë”, tha ka shkruar Dugolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat