Gazetari i medias gjermane, Deustche Welle, Bahri Cani, ka reaguar në lidhje me raportimet se Peter Sorensen do ta zë vendin e Lajçakut në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se ky është sinjal që po vjen fundi i historisë së Borrelit dhe Lajçakut në dialogun Kosovë-Serbi
“Pas katër vitesh kryesisht dialogu pa sukses, kur janë arritur dy marrëveshje, në Bruksel dhe në Ohër, por nuk janë nënshkruar dhe nuk janë zbatuar, pritet që dialogu të marr një hov të ri. Por këtu me siguri që një rol të rëndësishëm mund të luajë edhe adminsitrata e presidentit të ri amerikan Donald Trump, në veçanti në qoftë se vendoset që Grenell të përzihet në këtë dialog. E një rëndësi shumë të madhe do të kenë edhe zgjedhjet në Kosovë”, shkroi ndër të tjera Cani, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Gjendet pasuesi i Lajçakut?
Po vjen fundi i historisë së Borrelit dhe Lajçakut në dialogun Kosovë-Serbi. Borreli është zëvendësuar vitin e kaluar nga Kaja Kallas, ndërsa Lajçakut i vazhdon mandati deri në fund të Janarit. Në vend të tij, sipas të gjitha gjasave, dialogun do ta drejtojë danezi Peter Sorensen. Sipas këtij burimi, Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tani më ka vendosur që diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, të jetë përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Emri i tij ka shkuar tani më për miratim tek vendet anëtare të BE. Ndërsa REL shpjegon se kandidatura e tij do të jetë në rend dite në takimin e Komitetit politikë dhe të sigurisë së BE-së (PSC) ku janë përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare. Pas katër vitesh kryesisht dialogu pa sukses, kur janë arritur dy marrëveshje, në Bruksel dhe në Ohër, por nuk janë nënshkruar dhe nuk janë zbatuar, pritet që dialogu të marr një hov të ri. Por këtu me siguri që një rol të rëndësishëm mund të luajë edhe adminsitrata e presidentit të ri amerikan Donald Trump, në veçanti në qoftë se vendoset që Grenell të përzihet në këtë dialog. E një rëndësi shumë të madhe do të kenë edhe zgjedhjet në Kosovë.