Osmani e pret në takim ambasadorin e Turqisë, Presidenca jep detaje

Aktuale

Osmani e pret në takim ambasadorin e Turqisë, Presidenca jep detaje

Më: 20 janar 2025 Në ora: 12:21
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı me të cilin u tha se “diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale”.

Presudenca tha se Osmani “vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke potencuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës”.

“Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

“Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta të të dyja shteteve, duke përforcuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin afatgjatë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat