Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur

Aktuale

Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur

Më: 20 janar 2025 Në ora: 16:21
Daut Haradinaj

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në mbledhjen e Shtabit Zgjedhor në Prishtinë në vazhdën e mobilizimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Daut Haradinaj ka thënë se ky mobilizim është garancia jonë se më 9 shkurt do të bëjmë një hap të madh përpara për vendin tonë.

“Sot, në takim me shtabin zgjedhor në Prishtinë dhe miq e aktivistë të Aleancës në kryeqytet, u dëshmua fuqia dhe mobilizimi që mbizotëron për Kosovën Fituese. Ky mobilizim është garancia jonë se më 9 shkurt do të bëjmë një hap të madh përpara për vendin tonë. Bashkë, më 9 shkurt, do të tregojmë se Kosova fiton”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se kudo në vende demokratike ndryshimet ndodhin përmes votimit. “I falënderova për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe i sigurova se do bashkërugëtojmë në këtë proces që po merr formën e referendumit. Në një shtet normal dhe demokratik, është e vetmja rrugë me e ndryshu gjendjen nëpërmjet votimit.

Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur”, është shprehur Daut Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat