Arrestohen tre inspektorë të ATK-së nën dyshimin për marrje ryshfeti

Aktuale

Arrestohen tre inspektorë të ATK-së nën dyshimin për marrje ryshfeti

Më: 20 janar 2025 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë, të pandehurit A.Gj., D.N., dhe E.Q., për shkak siç thuhet të dyshimit të bazuar se në cilësinë e Inspektorëve të ATK-së, në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve.

Sipas prokurorisë me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 i KPRK-së.

“Prokuroria Themelore Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat e veçanta hetimore, ndaj të njëjtëve. Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore Gjakovë, dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore Gjakovë, me dt.20.01.2025, është kryer bastisje në tri (3) lokacion të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton po ashtu se ndaj të pandehurve A.Gj., D.N., dhe E.Q., brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat