Këta janë tre inspektorët e arrestuar për marrje ryshfeti nga biznesmenët në Gjakovë

Aktuale

Këta janë tre inspektorët e arrestuar për marrje ryshfeti nga biznesmenët në Gjakovë

Më: 20 janar 2025 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Media raportoi sot ekskluzivisht për një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit që u zhvillua ndaj disa inspektorëve të ATK-së në Gjakovë. Cak ishin disa inspektorë që dyshohet se janë përfshirë në veprime të kundërligjshme, të cilët kanë përfunduar në prangat e Policisë.

Tre të arrestuarit, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve.

Media mëson se personat e arrestuar në këtë aksion janë: Dukagjin Nikaj, Afrim Gjokaj, Elhami Qorkadiu.

Image
Inspektorët e arrestuar për marrje ryshfeti nga biznesmenët në Gjakovë

Nga Policia e kanë konfirmuar se duke zbatuar masat hetimore, janë siguruar dëshmi se tre të dyshuarit, me qëllim të përfitimit pasuror, kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash në disa raste të ndara, si dhe të mira materiale të ndryshme pa pagesë nga pronarët e bizneseve në Komunën e Gjakovës.

“Sot, më datë 20.01.2025, me Urdhër nga Gjykata Themelore në Gjakovë në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar (dy në Gjakovë dhe një në Pejë) ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.

Gjatë kontrollit  janë sekuestruara dëshmitë si në vijim:

para të gatshme 11600 Euro,

katër (4) telefona mobil 

një ( 1 ) IPOD

një (1) pasaportë e Republikës se Shqipërisë 

një (1) letërnjoftim i Republikës se Shqipërisë ” – njoftoi Policia.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat