Bedri Hamza premton ndërtim të liqeneve akumuluese dhe centraleve prodhuese nga energjia e ripërtërishme

Aktuale

Bedri Hamza premton ndërtim të liqeneve akumuluese dhe centraleve prodhuese nga energjia e ripërtërishme

Më: 20 janar 2025 Në ora: 17:25
Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Hidrocentarlin e Orqushës.

Nga malet e Sharrit, Hamza ka treguar se do të investojë në ndërtimin e liqeneve të reja akumuluese dhe do ta përshpejtojë ndërtimin e centraleve të reja prodhuese, sidomos nga energjia e ripërtërishme.

Hamza ka thënë se energjinë pozitive që po e merr anekënd vendit do ta përdor për t’i sjellë energji krejt Kosovës, pasi ta nis punën me qeverinë e re për një Kosovë ma të mirë.

“Energjinë pozitive që po e marrim anekënd vendit do ta përdorim për t’i sjellë energji krejt Kosovës, pasi ta nisim punën si qeveri e re për një Kosovë ma të mirë. Sot isha te Hidrocentrali i Orqushës, ku pashë si po prodhohen megavatët që i ndriçojnë qytetet dhe fshatrat. Premtimi im është i qartë: do ta fillojmë ndërtimin e liqeneve të reja akumuluese dhe do ta përshpejtojmë ndërtimin e centraleve të reja prodhuese, sidomos nga energjia e ripërtërishme.

Brenda mandatit tim katërvjeçar do t’i kemi 1000 megavatë të rinj, që ta nxjerrim Kosovën një herë e përgjithmonë nga terri dhe të fillojmë ndërtimin e dy ujëmbledhësve të rinj që ta garantojmë ujin për vendbanimet tona.
#MaMirë #PDK131”
, ka thënë Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat