Abdixhiku në Dragash: Në çdo shtëpi, fshat e qytet e ndjejmë mbështetjen e jashtëzakonshme

Aktuale

Abdixhiku në Dragash: Në çdo shtëpi, fshat e qytet e ndjejmë mbështetjen e jashtëzakonshme

Më: 20 janar 2025 Në ora: 20:48
Lumir Abdixhiku

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka qenë në Dragash, ku është shprehur se në çdo shtëpi, fshat, e qytet po e ndjejnë mbështetjen e jashtëzakonshme.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se mbështetja po i mbush me vendosmërinë e hekurt siç u shpreh ai, për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Kështu mbahet një tubim elektoral në Dragash! Rekord pjesëmarrje në festën tonë! Dragashi, u deklarua djathtë! U bashkua me rreshtin e gjatë të qyteteve që po bëhen bashkë me Lidhjen tonë! Në çdo shtëpi, në çdo fshat, e në çdo qytet po e ndjejmë mbështetjen e jashtëzakonshme popullore. E kjo mbështetje na jep forcë”.

“Na mbush me vendosmërinë e hekurt për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë. Sepse ka kohë që nuk jemi kaq shumë, e që nuk jemi kaq të bashkuar! Prandaj me këtë LDK, dhe me ju, ndryshimi është i pashmangshëm”.

“Dhe sot, Dragashi foli qartë, siç po flet e tërë Kosova. Koha jonë ka ardhë, krejt Kosova LDK! Shihemi në festën e madhe me 9 shkurt! Doktor ju lumtë për punën. Kandidatëve, suksese”, ka shkruar tutje Hamza në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat