Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se para takimeve me qytetarë në Malishevë, ka vizituar familjen e luftëtarit të UÇK-së, Ramë Bibaj.
Përmes një postimi në Facebook ai tha se kjo familje ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë tonë.
“Sonte, para takimeve me qytetarët dhe aktivistët në Malishevë, pata nderin të vizitoj familjen e luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramë Bibaj, i njohur si mixha Ramë. Kjo familje, ashtu si qindra të tjera anekënd Kosovës, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë tonë”.
“Përherë mirënjohës dhe të përkushtuar për të nderuar sakrificën e tyre. Në qeverisjen e PDK-së me Bedri Hamzën në krye, veteranët do ta kenë respektin dhe dinjitetin që meritojnë”, ka shkruar tutje Krasniqi.