Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral me qytetarët e Obiliqit. Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, derisa kërkoj besimin dhe votën e qytetarëve, premtoj mbështetje për secilën kategori të shoqërisë.
“Pensionet do të rriten bashkë me rrogat, ato do të rriten aq sa do të rritet ekonomia dhe ekonomia me Qeverinë tonë po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Për të gjithë ata të moshuar që kujdesen në shtëpi për nipat dhe mbesat e tyre, ne do tua shpërndajmë një pagesë. Ne e dimë që ata nuk do ta bëjnë këtë punë për pare por nga dashuria për nipin e mbesën që është shumë e madhe”, ka thënë Kurti.
Ndërsa Halit Thaçi, kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje tha se qeverisjen e tyre, do të vazhdohen me investime në sektorin e energjisë.
“Të ndërtohet termocentrali me gaz, praktikisht kjo do të thotë të mbyllen termocentralet aktuale ku punojnë mbi 4200 punëtor. Në këto termocentrale, ne blejmë energji me 30 euro për megavat, ndërsa me gaz të importuar do të furnizoheshim me çmime pesë fish më të shtrenjtë. Pra, nuk ia vlen. KEK-u që dikur hapte tender për mungesë punëtorësh, sot është kthyer në punëdhënësin më të madh në vend”, ka thënë ai.
Para qytetarëve në Obiliq, Albulena Haxhiu kandidate për deputete ka premtuar ndryshime dhe reforma në sistemin e drejtësisë.