Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë

Aktuale

Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë

Më: 20 janar 2025 Në ora: 21:10
Bedri Hamza

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim edhe me qytetarët e Dragashit.

Hamza ka thënë se Dragashi si një destinacion i mrekullueshëm turistik do të bëhet edhe më atraktiv me investimet e qeverisë së tij.

“Në Dragashin e bukur. Në Dragashin e njerëzve punëtorë. Një destinacion i mrekullueshëm turistik, të cilin do ta bëjmë edhe më atraktiv me investimet e qeverisë sime.

E ardhmja është në duart tona! Fitorja është në duart tona! Ne do të vendosim vetë për fatin tonë! 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat