Kandidati i AAK’së për kryeministër, njëherit kryetar i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka publikuar fotografi nga tubimet e mbajtura në Vrellë të Istogut, Drenoc të Vokshit, Has, Gjinoc të Suharekës e Novosellë të Gjakovës.
Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë pjesë e Aleancës së Perëndimit, e jo e izoluar.
Haradinaj ka thënë se pjesëmarrja e madhe dhe entuziazmi i tyre në këto tubime, “janë shenjë e përcaktim i fortë se populli ynë nuk e duron më as mashtrimin as izolimin”.
“Këta mijëra qytetarë janë forca jonë që na shtynë drejt Kosovës Fituese – 137!”, ka shkruar Haradinaj.