Osmani pritet nga Barduani në selinë e KFOR-it, flasin për sfidat e sigurisë

Aktuale

Osmani pritet nga Barduani në selinë e KFOR-it, flasin për sfidat e sigurisë

Më: 20 janar 2025 Në ora: 21:24
Foto nga takimi

Presidentja, Vjosa Osmani, ka takuar komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e partneritetit me NATO-n.

Në komunikatë nga presidenca thuhet se me ftesë të gjeneralmajor Barduani, dreka e punës u mbajt në selinë e KFOR-it.

“Në emër të qytetarëve të Kosovës, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për misionin e NATO-s në Kosovë, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm prej më tepër se dy dekada për paqen dhe stabilitetin”.

Në këtë takim, Presidentja Osmani theksoi se duke pasur parasysh sfidat e sigurisë, bashkëpunimi i ngushtë dhe partneriteti ndërkombëtar janë të nevojshme për ta siguruar paqen dhe stabilitetin në vend, rajon dhe më gjerë.

Presidentja Osmani tutje thuhet se potencoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mbrojtjen e vlerave të paqes dhe sigurisë, duke theksuar se kohezioni ndërkombëtar është kyç në trajtimin e sfidave globale.

“Takimi me Gjeneralmajor Barduani është pjesë e angazhimit të përhershëm të Presidentes Osmani për forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë dhe për promovimin e sigurisë dhe stabilitetit si parakusht për zhvillimin e Kosovës dhe rajonit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat