Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti bënë të ditur se sot, në Gjykatën e Apelit në Bruksel ka dhënë dëshmi lidhur me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri.
Sipas Halitit, bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, “besoj se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm”.
“Bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, besoj se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm.
Dyshohet se të njëjtit urdhërdhënës që qëndrojnë pas vrasjes së Enver Hadrit, ishin të përfshirë edhe në atentatin e UDB-së ndaj meje në Zvicër në vitin 1990”, ka shkruar Haliti.