​Kurti për opozitën: Jemi duke i sos, e kemi ndërmend me i shpartallua më 9 shkurt

Aktuale

​Kurti për opozitën: Jemi duke i sos, e kemi ndërmend me i shpartallua më 9 shkurt

Më: 20 janar 2025 Në ora: 22:25
Albin Kurti

Në tubimin zgjedhorë, në komunën e Vushtrrisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka “goditur” partitë opozitare.

Kësaj radhe, ai tha se është duke e lodhur opozitën, siç tha ai duke e “sos, skropitë, rraskapitë e shpartallu më 9 shkurt”.

Kurti, tregoi se si i është përgjigjur një qytetari në një tubim pasi që e ka pyetur se a është lodhur, ai është kundërpëgjigjë, duke thënë se “bac, njëherë unë jam duke e lodhë opozitën”.

Kurti: Jemi duke i sos e kemi ndërmend me e shpartallu më 9 shkurt

“Në një qytet njëri prej pjesëmarrësve, në tubim më ndali edhe me një seriozitet përplot dashuri, por jo edhe pa brengë, më tha “Albin a je lodhë”, unë i thash “bac, njëherë unë jam duke i lodhë opozitën. Jo veç që jemi duke i lodhë, por edhe jemi duke i sos e t’u i skropitë, e rraskapitë, dërrmua, e jemi t’u i thërrmu, se e kemi ndërmend me e shpartallu, me 9 shkurt atëherë kur bashkë votojmë fitojmë e festojmë”, tha Kurti.

Duke përmendur të arriturat gjatë mandatit të tij katër vjeçar, tha se e gjithë Kosova u mbulua nga rrjeti 5G, ndërsa me qeveritë e kaluara “duhej me u ndalë në kafe e me e lypë passwordin e internetit”.

Kurti, la edhe një mesazh për ta, “mos lypni më password nëpër kafet e çajtoreve të Vushtrrisë”.

Kurti: Mos lypni më password nëpër kafet e çajtoreve të Vushtrrisë

“Me qeverinë tonë e gjithë Kosova u mbulua nga rrjeti 5G. Ndërkaq, në qeveri të kaluara duhej me u ndal në kafe me lypë passwrodin e ËIFI. E opozita, ende sillet duke lypë passwordin e wifi. Mirë kish me qenë, ndokush prej juve, nëse ka kontakt me ta që nuk ka nevojë se rrjeti është 5g, mos lypni më password nëpër kafet e çajtoreve të Vushtrrisë”, shtoi Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat