Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se aleatët ndërkombëtarë nuk e kanë shtruar asnjëherë çështjen e shkëmbimit të territoreve në dialogun Kosovë-Serbi.
Hoti ka thënë se LDK dhe AAK kanë qenë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve.
“Progres në dialog ka pasur në kohën e qeverisjes Mustafa në arritjen e plotë marrëveshjeve për normalizim të të dy vendeve. Asnjëherë kurrë nuk është diskutu nga aleatët tanë çështja e shkëmbimeve territoriale”, ka thënë Hoti.
Tutje, ish-kryeministri ka thënë se as në kohën e qeverisjes së tij nuk është diskutuar çështja e shkëmbimit të territoreve.
“Kjo ide nuk është diskutuar asnjëherë”, ka thënë Hoti.