Hoti për rikthimin e Trump: Pres qasje dinamike dhe pragmatike!

Aktuale

Hoti për rikthimin e Trump: Pres qasje dinamike dhe pragmatike!

Më: 20 janar 2025 Në ora: 22:48
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar inaugurimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Hoti ka thënë se pret nga Donad Trump një qasje dinamike dhe pragmatike në adresimin e problemeve.

“Unë mendoj që në terma të përgjithshëm politika e jashtme amerikane nuk ka ndërru karshi Kosovës. Pres që të ketë një qasje shumë më dinamike dhe ndoshta shumë më pragmatike në adresimin e problemeve”, ka thënë Hoti.

Sipas Hotit, qeverisja e fundit katërvjeçare në SHBA nuk ka prodhuar politikë të jashtme dinamike amerikane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat