Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Aktuale

Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Më: 21 janar 2025 Në ora: 08:22
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Marco Rubio, i cili është konfirmuar si sekretar i 72-të i shtetit amerikan.

Osmani në një postim në platformën X shkruan se Kosova mezi pres të punoj me sekretarin Rubio.

“Urime Marco Rubio për konfirmimin tuaj unanim si Sekretari i 72-të i Shtetit i SHBA-së.

Kosova mezi pret të punojë me ju për të forcuar aleancën tonë të qëndrueshme, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë së bashku.

Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese në këtë rol të rëndësishëm”, shkruan e para e shtetit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat