Hoxhaj: Konjufca është shumë i vogël ta luaj rolin e një populisti të madh

Aktuale

Hoxhaj: Konjufca është shumë i vogël ta luaj rolin e një populisti të madh

Më: 21 janar 2025 Në ora: 08:33
Enver Hoxhaj

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj ka thënë se për gjendjen e Politikës së Jashtme të Kosovës përgjegjësia duhet të kërkohet në Prishtinë.

Ai tutje ka shtuar se Qeveria Kurti ka arritur që ta zavendësoj rolin e Kosovës me rolin e Serbisë.

”Një qeveri e papergjeshme Kurti ka aritur ta zëvendësoj rolin e Kosovës me rolin e Serbisë. Ne i kemi pasur figurat  e bardha në shahun ballkanik, Serbia i ka pasur të zeza tash i kemi ne te zeza,

Përgjegjësia duhet të kërkohet në Prishtinë. Konjufca është shumë i vogël që ta luaj rolin e një populisti të madh evropian që të ballafaqohet me Trumpin dhe të tjerët. Përgjegjësia se çfar% ka ndodhur në rajon i takon Qeverisë së Kosovës”, tha Hoxhaj ne rtv21.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat