Në një postim në Facebook, familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri ka ka komentuar mbi situatën politike në vend, duke e vënë theksin tek fitorja e mundshme e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Sipas familjes Imeri, fitorja e Albin Kurtit duket gjithnjë e më afër, si dielli që del pas mjegullës së dendur, derisa e sheh këtë moment si një hapësirë të sigurt për Lëvizjen Vetëvendosje, GUXO dhe Alternativën.
Imeri shprehet se këto parti nuk kanë nevojë për "freskues" nga mediat apo ndihmë nga organizatat kriminale, siç ndodh me opozitën, e cila po lufton për mbijetesë mes skandaleve dhe akuzave.
Postimi i plotë:
A po i mposht Albin Kurti Opozitaret?
-Fitorja e Albin Kurtit po shihet në horizont si dielli kur del pas mjegullës së trashë!
-E çfarë fitorjeje, miq, sepse LVV-GUXO-ALTERNATIVA nuk ka kurrë nevojë për "freskues" nga mediat apo për ndonjë "turbo-shpirt" nga organizatat kriminale, siç kanë opozita që mezi po i mbajnë pantallonat me gjithë ato lista të zeza mbi kokë.
- Opozita duket sikur po garojnë për çmimin "Partia më qesharake e vitit", me gjithë ato skema, mafioze e njerëz që të thonë:
- "Amerika na do shumë".
-Po çfarë Amerike, o të mjerë! Populli nuk han bar, s’është dele që ta zësh me pallavra e propagandë.
-Qytetarët i kanë kuptuar prej kohësh kush janë "hibritetët" e kush janë përfituesit e luftës e të paqes.
-Prandaj, më datën e votimit, qytetarët do t’u thonë: Hajdeni këndej, se po ju japim një biletë kthimi për shtëpi.
-Vota masive do shkojë për LVV, GUXO dhe ALTERNATIVEN.
-E këta të tjerët që flasin në emër të Amerikës, duket sikur po përpiqen të shesin kastravecë në treg të mbushur me kastravecë.