Ambasadori i BE-së përkujton Rugovën: Trashëgimia e tij, testament shprese për brezat që do vijnë

Aktuale

Ambasadori i BE-së përkujton Rugovën: Trashëgimia e tij, testament shprese për brezat që do vijnë

Më: 21 janar 2025 Në ora: 10:34
Aivo Orav

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka thënë se përkushtimi i presidentit historik, Ibrahim Rugova, ndaj rezistencës paqësore vazhdon t’i frymësojë të gjithëve.

Nëpërmjet një postimi në “X”, ai më tej thotë se trashëgimia e tij mbetet një testament shprese për brezat që do të vijnë.

“Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, pata nderin të marr pjesë në përkujtimin e 19 vjetorit të ndarjes nga jeta të Dr. Ibrahim Rugovës. Përkushtimi i tij ndaj rezistencës paqësore vazhdon të na frymëzojë të gjithëve.

Trashëgimia e tij mbetet një testament shprese për brezat që do të vijnë”, ka shkruar Orav.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat