Ambasadori i Francës në Kosovës, Olivier Guerot, ka reaguar për përvjetorin e vdekjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Guerot ka potencuar se qëndrueshmëria e Rugovës përballë vështirësive dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike kanë fituar besimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Ambasadori francez ka theksuar se ish-presidenti Rugova mbetet burim frymëzimi.
“Nderim për Ibrahim Rugovën. Qëndrueshmëria e tij përballë vështirësive dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike i dha atij besimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe mbetet një burim frymëzimi”, ka shkruar Guerot.
Paraditen e së martës, Guerot bashkë me ambasadorët tjerë të akredituar në Kosovë, si dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova në 19 vjetorin e vdekjes së tij.
Hommage à Ibrahim Rugova. Sa résilience face à l’adversité et sa vision d’un Kosovo🇽🇰libre et démocratique lui ont gagné la confiance de la communauté internationale et restent une source d’inspiration. #Rugova #Kosovo #Paix #Leadership pic.twitter.com/SDRgvDu7CE
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) January 21, 2025