Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se ish-presidenti historik, Ibrahim Rugova ishte politikan i rrallë që e kishte kuptuar popullin e tij.
Në përvjetorin e 19-të të vdekjes së Rugovës, Nitaj ka thënë se e kishte kuptuar se shqiptarët duhet të jetonin në miqësi të përhershme me Amerikën.
“Ibrahim Rugova, ishte ndër politikanët e rrallë që e kishte kuptuar popullin e tij! I njihte edhe armiqtë, edhe trathtarët edhe miqtë! Ai e kishte kuptuar se shqiptarët duhet të jetonin në miqësi të përhershme me Amerikën.
‘Shpija mbahet ne miq’, thoshte. Nuk ishte i përkryer por e admiroja se i kishte qitë fare jugo-nostalgjiket! I kishte distancuar edhe neomarksistët! Kundërshtarët i falte, por i mbante larg, edhe plot prej atyre që sot e glorifikojnë figurën e tij”, shkruan ndër të tjerash Nitaj.