​Kamera ilegale që lidhet me strukturat paralele gjendet në Leposaviq, largohet nga Policia

Aktuale

​Kamera ilegale që lidhet me strukturat paralele gjendet në Leposaviq, largohet nga Policia

Më: 21 janar 2025 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Një kamerë ilegale është kapur në veri të vendit, konkretisht në Komunën e Leposaviqit. Sipas burimeve të KosovaPress, e njëjta është vendosur nga strukturat paralele.

Ajo kishte qenë e vendosur në një shtyllë elektrike, afër objektit të Elsktoseverit dhe e njëjta është larguar nga Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se kamera u ka shërbyer institucioneve të sigurisë në Serbi për të monitoruar rrugët.

Së fundi Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh në veri të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat