Haradinaj numëron 10 top prioritetet e “Kosovës Fituese”

Aktuale

Haradinaj numëron 10 top prioritetet e “Kosovës Fituese”

Më: 21 janar 2025 Në ora: 15:18
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka numëruar 10 top prioritetet, sipas tij të  ‘Kosovës Fituese’, raporton Ekonomia Online.  

Haradinaj ka përmendur ndër to Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE, rritje ekonomike deri në 7%, 1 miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese, pagë mesatare 1000 dhe pensione mbi 500 euro, buxhet për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.

Në mes këtyre prioriteteve Haradinaj ka theksuar edhe 1500 MË energji e prodhuar në Kosovë. “Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji. 6% e GDP për edukim e arsim – reformë e thellë e sistemit shëndetësor.

Mërgata pjesë e vendimmarrjes e me status të investitorëve strategjikë. Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët”, janë po ashtu në mesin e 10 prioriteteve të rreshtuara nga Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat