Ambasadori italian e quan Rugovën “lider historik” në homazhe te varri i tij

Aktuale

Ambasadori italian e quan Rugovën “lider historik” në homazhe te varri i tij

Më: 21 janar 2025 Në ora: 17:41
Antonello De Riu

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në 19 vjetorin e vdekjes.

Në homazhe, De Riu ishte bashkë me presidentin e vendit Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik.

“Ambasadori De Riu, krahas presidentes Vjosa Osmani dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik, nderuan Presidentin Dr. Ibrahim Rugova, liderin historik që udhëhoqi paqësisht Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Në 19 vjetorin e vdekjes së presidentit Rugova është ekspozuar automjeti historik i tij për qytetarët në sheshin që e mban emrin e tij.

Automjeti, i cili ishte pjesë e jetës dhe veprimtarisë së tij, simbolizon një periudhë kyçe në përpjekjet për liri dhe pavarësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat