Shkëlzen Gashi: Albin Kurti si Ibrahim Rugova, krejt njëjtë qytetarët e Kosovës e përqafojnë, i bien në gjunjë, e ia puthin dorën

Aktuale

Shkëlzen Gashi: Albin Kurti si Ibrahim Rugova, krejt njëjtë qytetarët e Kosovës e përqafojnë, i bien në gjunjë, e ia puthin dorën

Nga: A.SH Më: 21 janar 2025 Në ora: 18:00
Ibrahim Rugova, Albin Kurti

Analisti Shkëlzen Gashi në përvjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova ka rikthyer në kujtesë një ngjarje të veçantë të cilën ambasadori Hill kishte shkruar në librin e tij, kur në nëntor të vitit 1998, Rugova kishte viztuar Malishevën dhe reagimi i qytetarëve të Malishevës ishte i jashtëzakontë.

“Njerëzit fillimisht hezituan kur e panë liderin e tyre pas më shumë se një dekade, pastaj iu afruan dhe e përqafuan, duke e puthur në faqe. Disa e përqafuan dhe i ranë në gjunj, duke ia puthur dorën, sikur të ishte Papë”.

Sipas Gashit, të njejtën gjë qytetarët e Kosovës po ia bëjnë Albin Kurtit, duke e përqafuar, duke i rënë në gjunjë, e ia puthin dorën, sikur të ishte Papë.

Postimi i plotë:

Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti

I dërguari amerikan për Kosovën në vitin 1998, ambasadori Christopher Hill, në librin e tij “Outpost: Life on the Frontlines of American Diplomacy” e përshkruan një vizitë të tij bashkë me Ibrahim Rugovën në fshatra të Malishevës në nëntor të vitit 1998:

«Reagimi i qytetarëve të Malishevës kur e panë Ibrahim Rugovën ishte i jashtëzakontë. Njerëzit fillimisht hezituan kur e panë liderin e tyre pas më shumë se një dekade, pastaj iu afruan dhe e përqafuan, duke e puthur në faqe. Disa e përqafuan dhe i ranë në gjunj, duke ia puthur dorën, sikur të ishte Papë. U ndala për të kapur pamjen në totalitetin e vet. Për ata që kishin thënë se e ka pasë puna e tij, do të doja ta shihnin tani. Se çka i bën disa politikanë karizmatikë e çka jo, ka qenë koncept i pakapshëm për mua, por në këtë ditë e pashë se Ibrahim Rugova ishte forcë që duhej marrë në konsideratë – ndoshta kjo ishte arsyeja pse UÇK-ja dhe të tjerët ishin aq të ashpër me të».

Krejt njëjtë qytetarët e Kosovës e përqafojnë Albin Kurtin, i bijnë në gjunj, e ia puthin dorën, sikur të ishte Papë. Kjo është arsyeja pse 'opozita' dhe 'mediat' janë aq të ashpër me të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat