Kastrit Jahaj, analist në emisionin “Debat Plus” ka folur lidhur me premtimet e partive politike për çështjen e sigurisë së vendit.
Ai ka thënë se programet e partive politike opozitare sa i përket çështjes së sigurisë fokus e kanë anëtarësimin në NATO.
“LDK-ja këtë proces e sheh si pjesë të politikave të jashtme dhe të integrimit. PDK-ja e ka një plan të përcaktuem me vite se si mund të bëhet. Ndërsa AAK-ja mendoj që e ka një premtim që është pak vështirë i bëshëm ose i realizueshëm”, ka thënë ai.
“Mendoj që AAK-ja duhet me pas një politikë ose program pak më të detajuem se qysh mundet me u bë ai integrim aq i shpejtë”.
Ai tutje ka thënë se përveç kësaj, të gjitha këto parti e kanë edhe një pikë, atë të referencës së luftës në Ukrainë ku pretendojnë me marr si shkas situatën atje për tu integruar Kosova sa më shpejtë në NATO.
`Në përgjithësi, premtimi për integrim në ANTO nga ana e këtyre partive për Jahajn është diçka e mundur dhe e bëshme.
“Sa i përket aspekteve të tjera të sigurisë siç është Policia, partitë janë të fokusuara në rend dhe ligj”, ka thënë Jahaj.