Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka takuar sot kongresmenin republican, Keith Self, i cili është anëtar i Komitetit per Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan si dhe Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i Dhomës së Përfaqësuesve.
Haradinaj e njoftoi kongresistin Self për zhvillimet në Kosovë.
Ai në këtë takim e paraqiti qëllimin primar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me ShBA
Postimi i plotë:
Në një takim miqësor me kongresistin republikan Keith Self, kemi diskutuar për situatën në Kosovë dhe forcimin e marrëdhënieve Kosovë - Amerikë.
Kongresistit Self, që është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit si dhe kryetar i Nënkomitetit për Evropë i Dhomës së Përfaqësuesve; ia paraqita qëllimin tonë primar për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.