Të mërkurën nga ora 18:00, në Prishtinë, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat Humanitare, do të hap Muzeun i Fëmijëve të Luftës në Kosovë: “Loja e Ndërprerë”. Ky muze i kushtohet fëmijëve që i mbijetuan luftës së fundit në Kosovë.
Në prillin e vitit 1999 erdhi tek daj’t.
Por, lojën e fëmijëve të familjeve Muqolli, Carraku e Hoxha, e ndërprenë forcat serbe.
Këta të fundit brenda dhomës ku po qëndronin këto familje, hodhën një bombë.
Kjo doli të jetë fatale për 53 personat që ndodheshin në këtë dhomë, 23 prej tyre fëmijë.
Nga ata që i shpëtuan kësaj masakre, ishte Leotrim Carraku, atëbotë vetëm 9 vjeçar.
“Unë jam i mbijetuar i Masakrës së Poklekut, kam ardh të dajtë këtu, se thonim me dal në Drenas e pastaj me shku në Shqipëri”, ka deklaruar ai.
E për ata që e patën fatin e Leotrimit, ka menduar Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat Humanitare.
Këta të fundit të mërkurën do t’i hapin dyert e muzeut të fëmijëve të luftës.
“Muzeu do të hapet me 22 janar, nga ora 18:00. Ky muze fillimisht është ideuar duke e pas parasysh muzeun në Sarajevë, muzeun e fëmijërisë së luftës, pasi i kemi të kaluarat e ngjashme sa i përket konflikteve. 2:00 Ky muze është alternativ, nuk bazohet si muzetë tradicional në kronologji dhe fakte historike të mëdha, por fokusohet në përvoja reale të fëmijëve të luftës”, tha drejtoresha e muzeut, Bjeshkë Guri.
Drejtoresha e këtij muzeu, Bjeshkë Guri, tregoi se pse këtë muze e quajtën “Loja e Ndërprerë”.
“Loja e ndërprerë si titull, vjen si shkaku i përvojave të fëmijëve që gërshetohen traumat e luftës me lojën, që është nevojë fëmijërore”.
Vizitorët këtu të mërkurën do të kenë rastin të shohin përvoja të fëmijëve të luftës, edhe nga komunitetet e tjera në Kosovë.