Haradinaj takon Kasanofin, në fokus partneriteti me ShBA-në dhe anëtarësimi në NATO

Aktuale

Haradinaj takon Kasanofin, në fokus partneriteti me ShBA-në dhe anëtarësimi në NATO

Më: 21 janar 2025 Në ora: 23:25
Foto nga takimi

Kandidati për kryeministër njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë në ShBA.

Në mesin e shumë takimeve, ai sot zhvilloi një takim edhe me zëvendësndihmës sekretarin për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof.

Sipas njoftimit të AAK-së, biseda u zhvillua me fokus në rikthimin e partneritetit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara, anëtarësimin në NATO dhe veprimet e përbashkëta e të koordinuara mes dy shteteve.

“U theksua që SHBA e mirëpresin ditën e anëtarësimit të Kosovës në NATO”, thuhet në njoftim.

“Kryetari Haradinaj u zotua për rolin serioz të Kosovës dhe zbatimin e obligimeve që ka si shtet dhe partner serioz i SHBA”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat