Pse Rugova nuk e mbështeti UÇK-në? – Merovci flet për planin e Rugovës: Kurrë s’e ka përjashtu luftën!

Aktuale

Pse Rugova nuk e mbështeti UÇK-në? – Merovci flet për planin e Rugovës: Kurrë s’e ka përjashtu luftën!

Më: 21 janar 2025 Në ora: 23:32
Adnan Merovci

Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se Rugova nuk ka qenë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por që ka pasur për qëllim të ndjekë një politikë paqësore.

Merovci ka theksuar se Rugova nuk e ka përkrahur UÇK-në në kuptimin deklarativ, por në kuptimin ekzekutiv ai ka punuar në këtë drejtim.

“Projekti i Ibrahim Rugovës ka qenë politika aktive paqësore, por ai kurrë nuk e ka përjashtu luftën. Është shqiptari i vetëm që kur ka ardh Millosheviqi për 600-vjetorin e betejës, gazetares i ka thanë që këtu luftë të barabartë s’mund të ketë”, ka thënë Merovci.

Sipas Merovcit, Rugova ka përkrahur idenë që të mbrohet pragu i shtëpisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat