Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka dhënë detaje për jetën dhe veprën e Rugovës, si dhe punën e tij në atë që sot quhet muzeu Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës “Dr.Ibrahim Rugova”.
“Me një çantë të zezë ka hy dhe unë ia kam çel derën, por para se me ia çel derën këtu e kam pas ekipin e njerëzve të mi. Ai e ka pas një tavolinë të punës që kurrë aty nuk u ul”, ka thënë Merovci.
Mrevoci ka bërë me dije se stema e flamurit që gjendet në muze e ka përpiluar Rugova.
“Këtë stil dhe atë flamur aty, Rugova e ka përpilu domethënë motivet dhe idetë i ka dhënë ai, por realizimin e ka bërë djali i tij, Mendimi”, ka thënë Merovci