Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa më 16 janar ka dënuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në shumë prej 20,000 euro. Shkaku i kësaj gjobe, ekipi i juristëve të LDK-së i janë drejtuar Gjykatën Supreme për shkak të nivelit të gjobës.
Kjo gjobë ka ardhur si pasojë e publikimit të një videoje ku krahasohet kryeministri Albin Kurti me nazistin Adolf Hitler nga kandidatja për deputete në LDK, Xhenet Syka.
Në një konferencë për media që u mbajt mëngjesin e së të mërkurës deputeti Besian Mustafa tregon se akoma nuk kanë marr përgjigje nga ana e Gjykatës Supreme.
“Deri më tani nuk kam ndonjë informacion që kemi ndonjë përgjigje në ankesën tonë në Gjykatën Supreme, sapo të kemi një përgjigje do të ju njoftoj. Këtu shfrytëzoj rastin edhe një herë që të dënoj gjuhën e ulët që kryeministri aktual, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet drejton ndaj partive opozitare e në veçanti ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Siç e kam thënë dhe më parë kjo është nga paniku e nga dëshpërimi nga informacioni i saktë që i vije nga qytetarët se ai tanimë në aspektin e votës është në rënie të lirë”, deklaroi ai.