I vlerësoi llapjanët si “të mjerë”, Bulliqi i reagon ashpër Abdixhikut: Lumir i mjerë je ti dhe partia jote...

Aktuale

I vlerësoi llapjanët si “të mjerë”, Bulliqi i reagon ashpër Abdixhikut: Lumir i mjerë je ti dhe partia jote...

Nga: A.SH Më: 22 janar 2025 Në ora: 14:25
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka reaguar ashpër liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut pasi sipas tij, Abdixhiku i quajti llapjanët ‘të mjerë’.

Bulliqi thotë se “Lumir i mjerë je ti dhe partia jote që e keni përdorur Llapin vetëm për vota, duke e lënë rajonin më të pazhvilluar në Kosovë”.

Reagimi i Bulliqit:

I mjerë je ti, Lumir!

Deklarata e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku mbrëmë në një tubim në Podujevë që i vlerëson llapjanët si “të mjerë” tregon dëshpërimin e tij për përkrahjen që llapjanët po ia japin Lëvizjes “Vetëvendosje!”

Lumir i mjerë je ti dhe partia jote që e keni përdorur Llapin vetëm për vota, duke e lënë rajonin më të pazhvilluar në Kosovë. Për vite të tëra, LDK-ja i ka mohuar Llapit zhvillimin dhe perspektivën, duke e kthyer atë në simbol të korrupsionit e ikjes masive të qytetarëve.

Por, sot Llapi me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje po frymon ndryshe sepse iu ka hapur perspektiva e shpresa. Sot në Llap ka punë e projekte të jashtëzakonshme që po realizohen. Në mandat tonin janë realizuar shumë projekte në bashkëpunim me Qeverinë Kurti e edhe më shumë janë në projeksionet tona për mandatin e ri.

Qytetarët e Llapit nuk janë “të mjerë,” siç thoni ju, por janë të vetëdijshëm për të vlerësuar drejt punëtorin e atë që angazhohet për të mirën e përgjithshme.

Lumir, të mjerë jeni ju që kujtoheni për Llapin vetëm në kohë fushatash. E qytetarët e Llapit janë të mençur për t’i kuptuar mashtrimet tuaja!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat