​Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për vrasje

Aktuale

​Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për vrasje

Më: 22 janar 2025 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurve A.L. dhe B.B. nën dyshimet se kanë kryer veprën penale përgatitje e veprës penale vrasje e rëndë.

Po ashtu, sipas aktakuzës për dy të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë, se kanë kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prokurori nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit t’i shpallë fajtorë duke i dënuar sipas ligjit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat