Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – ShBA

Aktuale

Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – ShBA

Më: 22 janar 2025 Në ora: 16:28
Foto nga takimi

Një delegacion nga presidenca e Kosovës po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi morën pjesë në inaugurimin e presidentit të 47-të Donald Trump, dy pjesëtarët e stafit Learta Hollaj dhe Rejhane Vuniqi, kanë takuar Zëvendës Ndihmëssekretarin për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof.

Theksi i veçantë i takimi ishte dialogu strategjik Kosovë – ShBA, i cili u arrit me iniciativë të Presidentes, fushat që do të mbulohen nga ky dialog strategjik si dhe pritshmëritë nga ky proces, e poashtu çështje të tjera të interesit të përbashkët.

“Gjithashtu, duke qenë dita e parë e punës e administratës së re të udhëhequr nga Presidenti Trump, Presidenca konfirmoi përkushtimin e saj të plotë për thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit, duke potencuar rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të sigurisë si dhe fuqizimit dhe afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Alekxander Kasanof, theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa nga Presidenca u ritheksua nevoja që Dialogu të përqendrohet në njohjen reciproke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat