Rizvanolli ia prezanton ministrit të Ugandës trashëgiminë e Kosovës

Aktuale

Rizvanolli ia prezanton ministrit të Ugandës trashëgiminë e Kosovës

Më: 22 janar 2025 Në ora: 17:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Financave i Ugandës, Matia Kasaija, ka vizituar Shtëpinë e Kosovës në Davos gjatë Forumit Ekonomik Botëror.

Sipas njoftimit nga Ministria e Ekonomisë, të dy ministrat theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe.

“Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka mirëpritur ngrohtësisht ministrin Kasaija dhe ia ka prezantuar trashëgiminë e pasur kulturore dhe artin e Kosovës, që janë të ekspozuara në Shtëpinë e Kosovës në Davos.Ky angazhim nxjerr në pah potencialin për ndërtimin e urave dhe eksplorimin e rrugëve të bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se Shtëpia e Kosovës në Davos është një moment unik për Kosovën dhe një platformë për lidhjen e Kosovës me botën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat