Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Aktuale

Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Më: 22 janar 2025 Në ora: 17:57 Përditësuar në ora: 19:52 më 22.01.2025
Eksperti i mjekësisë ligjore, John Clarke

Mbrojtësi i viktimave në rastin e ish-krerëve të UÇK-së: Mendojmë t’i thërrasim 3-4 dëshmitarë, njëri është ekspert

Mbrojtësi i viktimave në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Simon Laws ka thënë se ata synojnë t’i thërrasin tre deri në katër dëshmitarë dhe se njëri prej tyre është ekspert.

Ai tha se këtë gjë synojnë a bëjnë brenda një jave eventualisht edhe javën e dytë, por pa e përfunduar në tërësi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ne mendojmë se do të thërrasim tre deri në katër dëshmitarë që do të vijnë këtu. Njëri prej tyre do të jetë ekspert… mendojmë që provat tona do mund t’i paraqesim brenda një jave dhe ndoshta mund të kalojmë edhe në javën e dytë por nuk ka mundësi që të jenë dy javë të plota. Por nuk jemi në gjendje që ta parashikojmë këtë pasi që nuk di se sa do të zgjasë edhe seanca e kundërpyetjes”, tha Laws.

Në anën tjetër, në konferencë u diskutua edhe për kërkesat e mundshme në bazë të rregullës 130 e cila parasheh se menjëherë pas mbylljes së provave nga ana e Prokurorisë, mbrojtja do të bëjë njoftimin për synimin që ka lidhur me rrëzimin e akuzave në aktakuzë.

“Jam konsultuar me koleget e mi të ekipeve të mbrojtjes, kemi nevojë për katër jave për të përgatitur mocionet tona të rregullës 130”, tha avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq.

Kryegjyqtari pyeti nëse ky afat ishte që nga koha kur të përfundojë provat Prokuroria, dhe kjo u pohua nga Mishetiq.

Kjo kërkesë e mbrojtjes për afat kohor prej një muaj për mocionet sipas rregullës 130 nuk u kundërshtua nga Prokuroria. Ngjashëm edhe ajo kërkoi një muaj kohë për t’u përgjigjur në mocionet e mbrojtjes.

Ndërsa, të pyetur se sa kohë iu duhen nga dalja e vendimit për rregullën 130 për  t’u përgatitur për fillimin e paraqitjes së provave të tyre, mbrojtët e të akuzuarve të përfaqësuar nga Luka Mishetiq tha se iu duhen dhjetë javë.

Mund të them edhe njëherë që i kam konsultuar katër ekipet e mbrojtjes dhe kërkojmë dhjetë javë pune dhe të mos përfshihen javët e pushimit veror. Arsyet janë të shumëta por një nga këto kanë të bëjnë me faktin që është vështirë për të marrë dëshmi dhe për të pyetur dëshmitarë gjatë pushimeve të verës”, tha kryegjyqtari.

Prokuroria tha se do ta rezervojnë qëndrimin e tyre sa i takon kësaj pjese.

Vlen të theksohet se kur prokuroria bëri njoftimin e saj se kur synon ta mbyll çështje, Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadi Veselin kërkoi që ZPS-ja të urdhërohet që të jetë 4 prilli si datë përfundimtare për ata. Veç kësaj, sipas njoftimit të DhSK-së, ZPS-ja ka thënë se në periudhën shkurt-prill 2025 synon që t’i thërras edhe 11 dëshmitar.

Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, ZPS thotë se do t’i përmbahen afatit të caktuar për mbylljen e çështjes së tyre

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) e përfaqësuar nga prokurori Matt Halling njoftoi se ata do t’i përmbahen afatit të përcaktuar për mbylljen e çështjes së tyre që i bie të jetë prilli i 2025-ës.

Prokurori e tha këtë gjë gjatë konferencës mbi ecurinë e çështjes në këtë rast gjyqësor pas seancës së mbajtur ku u dëgjua dëshmia e dëshmitarit John Clarke, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Sipas asaj që na e merr mendja, ne mendojmë që do ta arrijmë atë afat që na është caktuar si datë për përfundimin e paraqitjes së provave. Ka disa dëshmitarë për të cilët nuk është bërë formalisht njoftim përmes një parashtrimi zyrtar mirëpo bëhet fjalë për një numër ë kufizuar dëshmitaresh dhe në fund duam të themi që e çmojmë kushtin që ta përfundojmë paraqitjen e provave deri me datë 15 prill dhe do të bëjmë çmos dhe jemi të bindur që ta arrijmë këtë datë”, tha prokurori.

Tutje, prokurori theksoi një pikë që ka të bëjë me dëshmitarët jo-bashkëpunues ndaj të cilëve sipas tij ka pasur ndikim atmosfera e frikësimit dhe kundërshtime tjera për të dhënë dëshmi.

“Shumë prej këtyre dëshmitarëve jetojnë në vende të tjera jashtë Kosovës ku ZPS-ja nuk ka mundësi që t’i detyrojë për të dhënë dëshmi. Pikën e dytë ka të bëjë për çështje mjekësore; këtu përfshihen njerëz që nuk janë të dipsonueshëm për arsye mjekësore ose janë në rrezik shëndetësor po qese do të detyroheshin për të dhënë dëshmi. Pika e tretë ka të bëjë me aspektin e sigurisë së dëshmitareve; disa dëshmitarë kanë kërkesa më komplekse që lidhen me sigurinë e tyre dhe kjo ndikon në përllogaritjet e prokurorisë së si do të thirrën ata për të dhënë dëshmi dhe pika e katër ka të bëjë me dëshmitarë që janë në vlerësim e sipër”, tha prokurori.

Ndërsa, Mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq tha foli lidhur me datën e përmendur nga Prokuroria për mbylljen e çështjes së saj. Ai tha se trupi gjykues ka caktuar seanca deri me datën 4 prill dhe kërkoi sqarim se si do të vazhdohet tutje.

Prokurori tha se meqë seancat janë me 4 prill edhe çështja e tyre mendohet të jetë brenda asaj kohe. Ndërsa, gjyqtari tha se që në rast që ka situata që duhet të rrezohet vendimi për kalendarin atëherë do ta bëjë një gjë të tillë, megjithatë ai shtoi se këtë gjë nuk do ta bëjë pa ndonjë arsye të fortë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26

Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Eksperti i mjekësisë ligjore, John Clarke ka thënë sot në Hagë se në raportin e autopsisë për disa viktima prej të cilave ai ka nxjerrë konstatime kishte diçka të pazakontë.

Dëshmitari pohoi se disa nga gjurmët e lëndimeve të marra me armë zjarri ndaj viktimave janë të palogjikshme dhe ka diçka të pazakontë. Ai gjithashtu pohoi se nuk ka pasur dhe nuk ka një diagram apo fotografi mbështetëse ku të mbështetet ai për përfundimet e tij.

“Duken të palogjikshme sepse plaga në hyrje dhe në dalje janë shumë afër. Plaga e hyrjes dhe e daljes është shumë e pazakontë. Kjo mund të ndodhë ndonjëherë- jo se nuk ndodhë, por habiten se pse nuk ka bërë asnjë koment patologu. Nëse do të shikoja një rast të tillë dhe do të hoja që këtu ka hyrë dhe këtu ka dal plumbi, mendoja me vete që kjo është e pazakontë dhe do të bëja një shpjegim për këtë. Mbase patologu ka pasur të drejtë në gjetjet e veta, por jam i befasuar se pse nuk është theksuar dhe pse nuk është thënë që është e pazakontë?! Pse nuk ka asnjë shpjegim për këtë?!”, tha Clarke.

Ai tha se është e mundur që këto konstatime të jenë të sakta, megjithëse mund të duken të pazakonta por ai shtoi se mund të ndodhë edhe e kundërta që ato të jenë të gabuara.

Ndërsa, në një pjesë të raportit ku kishte të bënte me kohen e realizimit të autopsisë, dëshmitari pohoi se duhet të gjurmohen gjurmët e të shtënave me armë dhe se ky nuk ishte një proces i thjeshtë.

“Është proces mjaftë i vështirë”, tha Clarke.

Si rrjedhojë, ai pohoi se duhet të bëhen shumë investigime dhe shumë prova për të konstatuar se hyrje-daljet janë të sakta.

Ai pohoi se në mendimin e tij është e pazakontë që doktori që i ka kryer autopsinë këtyre pesë trupave, si proces e ka përfunduar brenda gjysmë dite.

“Unë personalisht mendoja që në këto raste të paktën për një trup do të duheshin disa orë dhe të them të drejtën që të bëhen vlerësimi i këtyre trupave njëri pas tjetrit mbase mund të ketë dikush mundësinë të bëjë gjëra të shkëlqyera. Megjithatë, çështja është se kur ekzaminon më shumë se dy-tre trupa atëherë fillon e harron gjërat. Domethënë duket më e vështirë në bërjen e projeksioneve të duhura. Me ç’duket ai ia ka dal që të bëjë këtë punë. Kurse, mua personalisht më bën përshtypje, me duhet ta pranoj”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Megjithatë, ai shtoi se është habi se si patologu e ka përfunduar autopsinë e këtyre personave aq shpejtë. E gjithashtu ai pohoi se duke e parë një numër aq të madh të plumbave që supozohet që është shtënë mbi trupat, do priste që kolegu i tij patolog që bëri autopsinë të gjente ndonjë prej tyre në trupa.

Ai pohoi se është i befasuar nga fakti që nuk është gjetur asnjë plumb dhe as ndonjë mbetje të tyre.

“Po, është befasuese dhe mund ta them edhe sot këtë gjë. Është shumë e çuditshme sepse duket se nuk ka bërë as përpjekje për t’i kërkuar pjesëzat e plumbave. Është e çuditshme dhe me duhet  ta them edhe njëherë. Duke parë numrin e konsiderueshëm në personin që kam parë unë të qëlluar me armë zjarri dhe duke marrë parasysh përvojën time, plumbat janë barut që përshkruajnë trupin me një shpejtësi të jashtëzakonshme, kështu që është e çuditshme një gjetje e tillë”, tha Clarke.

Clarke tha se këtë e bazon edhe në përvojën e tij në ekzaminimin e shumë trupave që janë qëlluar me armë zjarri.

Sipas avokates së Veselit, Ann Rowan, dëshmitari kishte thënë se duhet të ngrihen dyshime sa i takon mavijosjeve të pretenduara dhe interpretimit për shkakun e këtyre mavijosjeve.

Dëshmitari pohoi se dyshimi i tij është nëse konstatimet për mavijosen janë të vërteta.

Ndërsa, duke u përgjigjur në pyetjet e avokates, dëshmitari pohoi se që si rezultat i asaj që ka parë në raportin e autopsisë, ai pyet vetën në qoftë se këta trupa kanë pasur apo jo mavijosje.

Në anën tjetër, dëshmitari pohoi se shqetësimi i tij tjetër është me interpretimin që i ka bërë patologu gjetjeve për mavijoset.

Ndonëse në raport nuk ishin përshkruar koha kur mund të kenë ndodhur mavijoset, dëshmitari pohoi se është e pazakontë që simetria e mavijosjeve te jetë shumë e ngjashme nga një trup me tjetrin.

Dëshmitari pohoi se sa i takon distancës së përdorimit të armëve nuk mund të konstatohet për shkak se sipas tij nuk ka djegie të përshkruar në plagë që mund të tregonte distancën në më pak së një metër.

Megjithatë, avokatja i tha dëshmitarit se sipas raportit ka prani të copëzave të barutit të padjegur në trupat e viktimave.

“Nëse e shtëna do të bëhej nga larg nuk do të gjendeshin mbetje baruti tek personi”, tha dëshmitari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat