Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Irzniq të Deçanit.
Ai ka thënë se aty ka takuar mbështetës e qytetarë që mes dëshmive historike të fshatit të tyre kërkojnë ndryshimin për të ardhmen.
“Në Irzniq të Deçanit, u ndalëm para tubimit në Gjakovë. Takuam edhe këtu mbështetës e qytetarë që mes dëshmive historike të fshatit të tyre, kërkojnë ndryshimin për të ardhmen.
Deçani flet djathtë! Ndryshimi po vjen. Në çdo fshat e qytet, po rritemi, po forcohemi – po fitojmë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.