Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për viktimat e fatkeqësisë që ndodhi në Kartalkaya të Turqisë.
“Me mendje dhe zemër pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre në fatkeqësinë që ndodhi në Kartalkaya të Turqisë.
Ngushëllime popullit dhe Presidentit Erdogan për këtë humbje të madhe,” ka shkruar Haradinaj.
Zjarr shkaktoi vdekjen e të paktën 76 personave dhe plagosjen e 51 të tjerëve, tha dje ministri i Brendshëm turk.