Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga kongresmeni Jim Costa, i cili është edhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme.
Haradinaj tha se Costa është edhe mik i mirë i Kosovës.
Anëtarësimi i Kosovës në NATO ishte tema kryesore e këtij takimi, për çka Costa është përkrahës i anëtarësimit të Kosovës në Aleancën Veriatlantike.
“Në hollësi diskutuam edhe për Planin e Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO, për çka pata mirëkuptimin e mbështetjen e plotë të kongresmenit Costa”, tha Haradinaj.
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ishte lideri i vetëm politik nga Kosova që mori pjesë në inaugurimin e presidentit të 47-të të ShBA-së Donald Trump.
Postimi i plotë:
I pritur në Kongresin Amerikan, kam zhvilluar një takim tejet përmbajtësor me kongresmenin Jim Costa, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme dhe mik i mirë i Kosovës.
Ndër më të përkushtuarit për NATO dhe zgjerim, kongresmeni Jim Costa, është përkrahës i anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Në hollësi diskutuam edhe për Planin e Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO, për çka pata mirëkuptimin e mbështetjen e plotë të kongresmenit Costa.