Selim Pacolli: Lista për Familjen do të jetë mbështetja dhe ruajtja e së drejtës dhe dinjitetit të pensionistëve

Aktuale

Selim Pacolli: Lista për Familjen do të jetë mbështetja dhe ruajtja e së drejtës dhe dinjitetit të pensionistëve

Më: 22 janar 2025 Në ora: 21:48
Selim Pacolli

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Familjen, Selim Pacolli, ka zhvilluar sot një takim në Shoqatën e Pensionistëve.

Pacolli në këtë takim tha se u njoftuan me sfidat dhe shqetësimet me të cilat përballen pensionistët.

“Me kandidatët e Koalicionit “Lista për Familjen” sot zhvilluam vizitë në Shoqatën e Pensionistëve, ku u njoftuam nga afër me sfidat dhe shqetësimet me të cilat ata përballen. Një nga kërkesat e tyre primare ishte ligji për fondin pensional, si dhe shqetësimi për paraqitjen e pensionistëve çdo gjashtë muaj”, shkroi Pacolli në Facebook.

Më tutje ai tha se koalicioni “Lista për Familjen” do të jetë mbështetja dhe ruajtja e së drejtës dhe dinjitetit të tyre gjithnjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat