Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me kongresistin amerikan Ritchie Torres, gjatë qëndrimit të tij në SHBA.
Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetje të vazhdueshme që Torres i ka dhënë Kosovës, duke e vlerësuar atë si mik të mirë dhe përkrahës të fuqishëm të anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Diskutuam për Planin Aksional për Antarësim të Kosovës direkt në NATO”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Ritchie Torres, mes tjerash është përfaqësues edhe i një numri të madh të shqiptarëve në shtetin New York, ka thënë ai.