Ky është pronari i qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë, ndalohet për 48 orë

Aktuale

Ky është pronari i qenit që sulmoi nxënësit në Suharekë, ndalohet për 48 orë

Më: 23 janar 2025 Në ora: 06:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi sot në shkollën e fshatit Shirok në Suharekë, ku një polic vrau qenin që u fut brenda objektit dhe sulmoi katër nxënës. Pronari i qenit u arrestua dhe përfundoi në mbajtje, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

I dyshuari që u arrestua dyshohet se ka lënë pa përkujdesje qenin, duke shkaktuar kështu rrezik të përgjithshëm.

Media ka mësuar ekskluzivisht se personi që u prangos për këtë rast është Hasan Gjesha, rreth 39-vjeçar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

Dy nga katër nxënësit që u lënduan kanë marrë plagë më serioze dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ndërsa dy të tjerët janë liruar.

“Dy nxënës që kanë marrë lëndime nga sulmi i qenit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njëri prej të cilëve ka lëndime më serioze në kokë nga kafshimi i qenit, derisa dy nxënës tjerë kanë marrë lëndime të lehta nga largimi ndaj sulmit” – njoftoi Policia.

Në një përgjigje, nga Policia kanë thënë se intervenimi i shpejtë i patrullës policore mënjanoi rrezikun e mëtutjeshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat