Vazhdon dëshmia e ekspertit/ Avokatja e Krasniqit: Një nga patologët që ka bërë autopsinë, dëshmitar i mbrojtjes së Millosheviqit për masakrën e Reçakut

Aktuale

Vazhdon dëshmia e ekspertit/ Avokatja e Krasniqit: Një nga patologët që ka bërë autopsinë, dëshmitar i mbrojtjes së Millosheviqit për masakrën e Reçakut

Më: 23 janar 2025 Në ora: 07:06 Përditësuar në ora: 13:34 më 23.01.2025
John Clarke

Avokatja e Krasniqit: Njëri nga patologët që ka bërë autopsinë, ishte dëshmitar i mbrojtjes së Millosheviqit për masakrën e Reçakut

Avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra tha të enjten në Hagë se njëri prej patologëve që ka bërë autopsinë e që dëshmitarit John Clarke i është kërkuar interpretim, ishte dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin ndaj Sllobodan Millosheviqit për masakrën e Reçakut.

Profesori në fjalë, sipas avokates ishte Stadica Dobricanin, për të cilin dëshmitari tha se me këtë person nuk ka pasur asnjë kontakt personal ose profesional, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Doktor Clarke, a e dini ju që Stadica Dorbricanin ka qenë dëshmitar i mbrojtjes për gjykimin e Millosheviqit në TPNJ dhe madje ka qenë dëshmitar fakti në mbrojtjen e Millosheviqit për masakrën e Reçakut që besoj se e njihni, a e dini ju këtë?”, tha Alagendra.

“Jo, nuk e dija këtë”, tha Clarke.

Dëshmitari u pajtua që mjekët e autopsisë duhet të jenë profesionalë dhe anshmëritë nacionaliste, ideologjike, personale dhe në veçanti ekspertëve të komuniteteve që janë përfshirë në konflikt, duhen marrë parasysh kur gjykohet paanshmëria e një eksperti të caktuar.

Ai mohoi se mori informacion nga ZPS-ja për anshmëritë politike dhe profesionale të profesor Dobricaninit, të cilat mund të kenë ndikuar në përfundimet e tij.

Me pas, avokatja kërkoi që t’i prezantohet një dokument, për çka kundërshtoi prokurori James Pace.

Ai tha se dokumenti në fjalë i ka vetëm dy faqe që mendohet se janë nxjerrë nga një dëshmi më e gjatë dhe nuk e kanë dëshminë në tërësi. Gjithashtu, ai tha se eksperti është një patolog kriminalistike dhe sa u takon viktimave për të cilat përmenden në aktakuzë, nuk përmenden viktimat e Reçakut.

Si rrjedhojë, prokurori kërkoi që të pyetet mbrojtja se cila është relevanca për këto pyetje. E Alagendra tha se dëshiroi që të marrë opinione prej dëshmitarit Clarke lidhur me fiziologjinë.

“Doja të merrja opinione prej doktor Clarke lidhur me fiziologjinë e kosovarëve. Pra, atributet fizike të kosovarëve. Karakteristikat e kosovarëve, sepse ka qenë në Kosovë dhe është në gjendje që të na e jep një mendim. Veç kësaj, do të kisha më shumë informacion sa i takon paanshmërisë së profesor Dobricaninit”, tha ai.

Si rrjedhojë, u rrëzua kundërshtimi i Prokurorisë dhe mbrojtja e Krasniqit vijoi me pyetje të veta.

Kur filloi seanca pas pushimit 30 minutash, Hashim Thaçi kërkoi që ta marrë fjalën pasi ishte i pranishëm përmes video-lidhjes. Si rrjedhojë, ndërhyri avokatja e tij, Nina Tavakoli duke kërkuar seancë private, gjë e cila u pranua nga trupi gjykues.

Ndërsa, për dëshmitarin nuk pati pyetje mbrojtja e Rexhep Selimit e përfaqësuar nga avokati Eric Tully.

Eksperti i mjekësisë ligjore: Shqetësim i im sa i takon raportit është mosprania e plumbave në trupat e pesë viktimave

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë eksperti i mjekësisë ligjore, John Clarke në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Duke folur për një viktimë e që njëkohësisht fotografia e saj iu ishte treguar dëshmitarit, ai pohoi se është e befasuese të shohësh që nuk ka të identifikuar prani të plumbave në trupin e kësaj viktime e cila  është goditur me një plumb në kokë dhe ka 5 plagë plumbi në shpinë. Ai shtoi se befasuese është mospranim e plumbave edhe tek viktimat e tjerave, gjithnjë sipas rezultateve të patologut të autopsisë për të cilat dëshmitari ka bërë interpretim.

“Mendoj që komentet zbatohen në tërësinë e rasteve. Domethënë të gjitha komentet e mija janë të vërteta për pesë rastet që i kemi diskutuar. I diskutuam edhe dje në hollësi dhe shqetësimet kanë të bëjnë me mungesën e plumbave”, tha Clarke.

Ai pohoi se shqetësimet e tij që janë paraqitur edhe në raport kanë të bëjnë me realitetin që kanë ndodhur me këto mavijosje të synuara, saktësinë e plumbave dhe gjithashtu edhe mungesën e plumbave në vetëvete.

“Të gjitha këto janë shqetësime që unë i kam ngritur në raportin tim”, tha Clarke, raporton “Betimi për Drejtësi”. 

Në fillim të seancës, mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokatja Ann Rowan tregoi për kohën që iu duhet për kundërpyetjet për këtë dëshmitar.

Ajo tha se mbrojtja e Thaçit fillimisht ka kërkuar 45 minuta e që këtë pjesë të kohës ia kishte dhënë atyre.

Ndërsa, mbrojtja e Selimit kishte kërkuar 45 minuta, nga kjo kohë 30 minuta ia ka dhënë mbrojtjes së Veselit.

Në anën tjetër, ajo tha se mbrojtja e Jakupit kishte kërkuar një orë e 15 minuta për kundërpyetje dhe nga kjo kohë 45 minuta i ka dhënë për mbrojtjen e Veselit.

Si rrjedhojë ajo tha se mbrojtja e Veselit ka 2 orë plus dhe se ata nuk do të shkojnë përtej kësaj kohe duke shtuar se e din që shqetësimi i trupit gjykues është për dëshmitarin e radhës që pritet të dëshmojë.

Megjithatë, ajo tha se një ekip mbrojtës i ka paraparë vetëm 15 minuta për pyetjet e tyre dhe mendon që do ta përfundojnë seancën me dëshmitë e dy dëshmitarëve.

Kundërshtime për këtë pati përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori James Pace i cili tha se nuk ka asnjë lloj të drejte që një ekip i mbrojtjes të marrë kohën e planifikuar për një ekip tjetër po ashtu të mbrojtjes.

Ai theksoi se pyetjet që dje Rowan ia ka bërë dëshmitarit kanë qe në shumë të përsëritura, të përgjithshme dhe jorelevante.

Si rrjedhojë, trupi gjykues i tha mbrojtjes së Veselit se këtë herë do të iu jep hapësirën dhe nuk do i ndërpresë megjithatë ai nënvizoi që atyre s’iu duhen dy orë e gjysmë për këtë dëshmitar.

Ai kërkoi nga Rowan që të mos përsëriten pyetjet dhe të vazhdohen me pyetje të tjera pasi sipas tij gjysma e pyetjeve të bëra mund të lexohen tek raporti.

Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26

---

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në gjykimin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka nisur dëshmin të mërkurën eksperti i mjekësisë ligjore, John Clarke, i cili vazhdon edhe sot. 

Ai ka përshkruar viktimat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka prezantuar me fotografi.

Për disa viktima të shfaqura në ekran, nga Prokuroria, Clarke ka theksuar se kanë vdekur nga plumbi e disa të tjera janë goditur me instrumente të ndryshme që kanë shkaktuar mavijosje.

Pas prokurorisë, pyetjet ndaj dëshmitarit i ka vazhduar mbrojtja e Kadri Veselit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat