Më 21 janar ishte përvetori i vdekjes së presidentit histroik Ibrahim Rugova.
Liderët e Kosovës e nderuan me homazhe, duke e përkujtuar atë.
Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, ka bërë një karhasim rreth përkujtimeve të liderëve partiak për Rugovën.
Sipas tij, Kurti ka përkujtuar Rugovën “me një qasje që ka rezonuar shumë më gjerë, duke reflektuar vlerësim të sinqertë dhe respekt të madh”, kurse Abdixhiku “mund të shihet si përpjekje për të siguruar një mbështetje më të madhe dhe për të përfituar politikisht nga kjo lidhje”
Postimi i plotë:
Të dashur miq,
Nëse i hedhim një sy mënyrës se si Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë përkujtuar Presidentin Ibrahim Rugova, mund të nxjerrim disa përfundime interesante.
Kurti e ka përkujtuar Rugovën me një qasje që ka rezonuar shumë më gjerë, duke reflektuar vlerësim të sinqertë dhe respekt të madh.
Në anën tjetër, Lumir Abdixhiku, përveç deklaratave publike, është takuar me familjen Rugova, një lëvizje që mund të shihet si përpjekje për të siguruar një mbështetje më të madhe dhe për të përfituar politikisht nga kjo lidhje.
Në këtë kontekst, po ju paraqes të dhënat dhe postimet përkatëse nga profilet e tyre në Facebook, që të jeni dëshmitarë të fakteve.
Nga analiza e shifrave dhe reagimeve, del qartë se në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) ka një numër shumë më të madh të simpatizantëve të trashëgimisë politike të Ibrahim Rugovës, krahasuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) nën drejtimin e Abdixhikut apo paraardhësve të tij si Isa Mustafa.
Kjo tregon se mesazhi i Kurtit ka arritur të rezonojë më mirë me votuesit, përfshirë edhe ata që e konsiderojnë veten rugovistë, krahasuar me LDK-në, e cila historikisht ka qenë partia e Rugovës.
Vetëm nga kjo e dhënë faktike mund të nxjerrim një konkludim se Albin Kurti do ta mposhtë fuqishëm jo vetëm Lumir Abdixhikun, por edhe Bedri Hamzën me çakejt e tij.
Ju ftoj ta analizoni vetë këtë situatë dhe të vini në pah faktet.