Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se kanë pranuar një letër nga Partia Social-demokrate e Austrisë (SPÖ).
Sipas tyre, ata kanë shprehur hapur mbështetjen për Lëvizjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Njoftimi i Lëvizjes:
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pranuar një mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë (SPÖ).
Lexoni më poshtë letrën e mbështetjes në gjuhen shqipe:
Të nderuar miq,
Në dritën e zgjedhjeve parlamentare të datës 9 shkurt në Kosovë, unë, në emër të Partisë Social-demokrate të Austrisë (SPÖ), dua t'u shpreh dëshirat tona më të mira Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Në katër vitet e kaluara, Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, kanë qeverisur me një program ambicioz social-demokratik përkundër rrethanave shumë sfidues. Drejtësia sociale, rritja ekonomike dhe fuqizimi i institucioneve demokratike kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë udhërrëfyesit e agjendës politike të partisë suaj. Përpjekjet tuaja të vazhdueshme kanë prodhuar përmirësime të rëndësishme për shtetin tuaj, gjë që është pranuar edhe ndërkombëtarisht.
Qytetarët e Kosovës, meritojnë një qeveri që do të hapë rrugën më tej për reforma dhe për një të ardhme të begatë, të lirë dhe demokratike.
Ju urojmë mbarësi dhe shpresojmë të keni një fushatë të suksesshme!
E juaja,
Sandra Breiteneder
Sekretare e përgjithshme e SPÖ