Besian Mustafa, kandidati i LDK-së për deputet, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të bëhet pjesë e një debati publik me kandidatin e kësaj partie për kryeministër Lumir Abdixhiku.
Në një konferencë për media, ai tha se debati publik duhet të ndodh sepse e kërkojnë qytetarët e Kosovës.
“I bëj thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve, t’i bëjnë pyetje Albin Kurti se pse nuk iu përgjigj thirrjes së Lumir Abdixhikut për debat publik, në çfarë do vendi, në çfarë do kohe në debat live vetëm rreth një teme të ardhmen e Kosovës”, ka pohuar Mustafa.
“Po ju pyes a nuk është kjo gjëja më e rëndësishme, a nuk e meriton populli i Kosovës një debat të vërtetë që të shoh se kush do të qeverisë më mirë për të ardhmen e tyre, kush i ka planet më të mira, kush ka aftësi për të realizuar këto plane, kush ka ekipin më të mirë për realizuar këto plane”.
“Unë e di se përgjigja është e qartë, por duhet që Kurti t’i përgjigjet popullit. E ne i bëjmë thirrje edhe një herë eja në debat, kudo e kurdo, populli i Kosovës e meriton dhe po e kërkon këtë debat, ka thënë Mustafa.